Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Kjo ishte mënyra e duhur”, Ancelotti pas kualifikimit: Real Madrid nuk vdes kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo ishte mënyra e duhur”, Ancelotti pas kualifikimit: Real
Carlo Ancelotti

Real Madrid ia doli të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League, pasi eleminoi pas gjuajtjes së penalltive Manchester Cityn, me kohën e rregullt që kishte përfunduar 1-1 mes tyre. Skuadra madrilenë u tregua më e saktë nga pika e penalltive dhe në këtë mënyrë siguroi biletën për në fazën tjetër në shtëpin e anglezve.

Pas këtij triumfi, mjaft i lumtur ishte Carlo Ancelotti, i cili theksoi se vetëm kjo ishte mënyra për të fituar ndaj Cityt. Ndër të tjera u shoreh se skuadra e tij u mbrojt siç duhet dhe për këtë falenderon të gjithë lojtarët për lojën e bërë.

 “Kjo ishte mënyra e vetme për të fituar kundër Cityt. E vetmja. Ne u mbrojtëm në mënyrë spektakolare. Faleminderit çunave për lojën e zhvilluar.

Ne e kemi parë Real Madridin shumë herë këtë sezon, gjë që nxjerr në pah diçka që askush nuk e kishte menduar se do ta kishim. Në penallti ishim shumë të bindur se do të kualifikoheshim. Natyrisht që më pëlqen shumë kur shoh një ekip që sakrifikon dhe lufton, si dhe cilësinë… Fitimi këtu mund të bëhet vetëm në këtë mënyrë.

Nuk kemi asnjë problem fizik dhe kemi kohë deri të dielën për t’u rikuperuar. Këtu do të flemë të qetë për t’u rikuperuar dhe për të kuptuar se kemi arritur diçka shumë të mirë. Të gjithë menduan se ne kishim vdekur, por Real Madridi nuk dorëzohet kurrë sepse Real Madridi nuk vdes kurrë”, ka përfunduar italiani.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga