
Tashmë janë mësuar 4 skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalen e Champions League. Real Madrid, Bayern Munich, Dortmund dhe PSG-ja janë ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë pëer 2 biletat e finales së madhe.
Bayern Munich – Real Madrid është një “finale” e parakohshme mes dy ekipeve që kërkojnë këtë trofe. Gjysmëfinalja tjetër është mes Dortmund dhe PSG-së, ku si gjermanët ashtu edhe parizienët kërkojnë të jenë në “majën” e Europës.
Tashmë janë mësuar edhe datat dhe orët kur do të zhvillohen gjysmëfinalet e para të Champions League. Kështu më 30 prill në orën 21:00 ekipet do të pëerplasin “brirët” mes tyre, ndërsa gjysmëfinalet e dyta do të luhen pas 1 jave, saktësisht me 7 maj në orën 21:00, ku do të mësohen edhe 2 skuadrat finaliste të Champions League për këtë sezon.
