
Egnatia do të zbresë sërish në fushë ditën e enjte për të luajtur ndeshjen e kthimit me Dinamo Minsk. Takim i vlefshëm për raundin e dytë të Conference League dhe që do të zhvillohet në orën 20:45.
Kampionët e Superiores do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të kenë një tjetër avantazh për të tentuar kalimin në raundin tjetër të këtij turneu. Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në Bullgari ka përfunduar 2-0 në favor të rrogozhinasve.
Tashmë kur jemi vetëm 3 ditë para sfidës, UEFA ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Dueli që do të luhet në “Egnatia Arena” i është besuar një ekipi nga Irlanda.
Kryesorë do të jetë Kevin O’Sullivan, teksa ndihmës të tij do të jenë Eoin Michael Harte dhe Darragh Keegan. Arbitër i 4-të do të jetë Paul Mclaughlin.
