Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

PSG me “hajmali” përballë Arsenalit, detaji i veçantë i jep shpresë parisienëve

Shkruar nga NEWSPORT
PSG me “hajmali” përballë Arsenalit, detaji i
 

Kur supersticioni luan rolin kryesor. Në futboll, siç e dimë, çdo ritual i vogël, çdo sinjal, çdo gjest mund të bëhet vendimtar nëse sjell fat të mirë. Ky është rasti i Paris Saint-Germain, i cili do të zbresë në fushë sonte në stadiumin “Emirates” në Londër për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Një duel shumë i rëndësishme për të hedhur themelet për takimin e dytë që do të luhet në “Parc des Princes” dhe për të tentuar të sigurojnë sfidën finale në Mynih. Jo një detyrë e lehtë për parisienët, duke pasur parasysh se do të përballen me “Topçinjtë”, të cilët janë të dytët në Premier League.

Dhe për këtë rast, skuadra nga kryeqyteti francez do të dalë në fushë e veshur me një fanellë të katërt, "Jordan blue". Një uniformë me fat që skuadra e veshi në udhëtimin drejt Birminghamit për t'u përballur me Aston Villan. Në atë rast, skuadra e Luis Enriques u mund, por në fund arriti të siguronte një vend në gjysmëfinale. Shpresa është që një rezultat pozitiv të mund të përsëritet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga