Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dueli mes PSG-së dhe Bayern Munich në “Parc des Princes” shkruan me “gërma të arta” historinë në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli mes PSG-së dhe Bayern Munich në “Parc des Princes”
PSG - Bayern Munich

9 gola, emocione të panumërta dhe ndeshje me ritëm të “shfrenuar”, kjo ishte “tabloja” që shoqëroi gjysmëfinalen e parë PSG – Bayern Munich, e mbyllur 5 – 4.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Champions League që një sfidë në këtë fazë të prodhonte kaq shumë gola. Pavarësisht se si do mbyllet ballafaqimi i kthimit në “Allianz Arena”, PSG – Bayern Munich kanë lënë “gjurmë” të pashlyeshme.

Ekipi parisien, drejtuar nga Luis Enrique, janë kampionët në fuqi të kompeticionit më elitar në Evropë për klube, kurse bavarezët kanë 6 vite pa e “shijuar” suksesin në Champions League, precedenti i fundit në 2020-të, ndaj PSG-së në Lisbonë, aty ku vendosi goli i sulmuesit anësor Kingsley Coman.    

Poll

Lexo gjithashtu