Hakimi dhe Dembele
Vetëm pak orë pas fitores 5 – 4 kundër Bayern Munich në “Parc des Princes”, gjysmëfinalja e Champions League, ekipi i PSG-së ka marrë lajmin e “hidhur”, dëmtimin e mbrojtësit të krahut Achraf Hakimi.
Marokeni nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, humbje e madhe për trajnerin Luis Enrique në krahun e djathtë të prapavijës. Në sfidën e mbrëmshme, 27-vjeçari pësoi dëmtim në kofshë.
Zaire-Emery me shumë gjasa do mbulojë hapësirën e lënë bosh prej Hakimit. Epërsia me vetëm 1 gol, nuk jep aspak siguri se Parisi e ka siguruar finalen, pasi bavarezët e kanë treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë në “tempullin” e tyre.
View this post on Instagram
Poll
