Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ PSG – Bayern Munich për “GUINNESS”! 9 gola dhe “dramë”në Paris, gjithçka e hapur për një “biletë” në finalen e Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG – Bayern Munich për “GUINNESS”! 9 gola dhe
PSG - Bayern Munich

PSG – Bayern Munich ka rezultuar një “finale” në “Parc des Princes”, e përfunduar 5 – 4 për parisienët. Gjysmëfinalja e Champions League nis “zjarrë” dhe përfundoi e tillë.

Serinë e golave e hapi sulmuesi Harry Kane në minutën e 17, përmes penalltisë. Kvaratskhelia dhe Neves përmbysën gjithçka (24’ dhe 33'), por bavarezët shënuan sërish me Olise.

Në limitet e shtesës nga pjesa e parë, Dembele riktheu epërsinë, penallti që shkaktoi polemika. Me nisjen e fraksionit të dytë, Parisi “shokoi” gjermanët, duke i dërguar shifrat “sa hap e mbyll sytë” në 5 – 2, konkretizimet e Kvaratskhelia (56’) e Dembele (58’).

Megjithatë, Bayern Munich qëndroi stoik dhe nuk e humbi fillin. Reagimi i bavarezëve erdhi me Upamecano dhe Diaz, për t’i vënë “kapak” takimit. “Akti” i dytë dhe përcaktues do të zhvillohet pas një jave në “Allianz Arena”.    

PSG 5 - 4 Bayern Munich (Kvaratskhelia 24', 56', Neves 33', Dembele 45+5', 58'/Kane 17', Olise 41', Upamecano 65', Diaz 68')

68' Diaz

65' Upamecano

58' Dembele

56' Kvaratskhelia

45+5' Dembele i dërgon shifrat 3 - 2 për PSG-në

41' - Gol spektakolar nga Olise, 2 - 2

33' Neves përmbys rezultatin me kokë

24' Barazon Kvaratskhelia

23' Dembele humb rast të "artë"

17' Kane shënon nga penalltia

13' Marquinhos ndal ashpër aksionin e Bayern, karton i verdhë.

Poll

Lexo gjithashtu