Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Vorës, trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, ka folur për mediat. Verdheblutë mbajnë vendin e parë në Superiore, ndërsa dueli i së shtunës është i vlefshëm për javën e 34-të.
“Nesër e kemi kundër Vorës jashtë. Pas Shkodrës, kemi problem të vogël me kartonët. Jashtë janë Totoshi, Olberkis dhe Azemovic. Plus Lulaj dhe Janaçec, por kjo është situata. Kemi lojtarë të tjerë. Patjetër një ndeshje e vështirë, si çdo javë. Por kam shumë besim si gjithmonë me çunat e tjerë, dhe deri nesër do rrijmë gati.
Kemi gjashtë mungesa. Kjo është minus për ne, por nuk është hera e parë. Çdo javë në 4-5 të fundit, kemi probleme me mungesat. Në javë të fundit të kampionatit dhe kemi lojtarë me kartonë, të lodhur apo dëmtuar.
Kjo është situata, minus i vogël për ne. Dhe nga fillimi dhe gjithmonë, ne do provojmë të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi. Lojtarët e tjerë janë gati, është shans i mirë për lojtarët. Do provojmë të bëjmë maksimumin.
Ndeshje me vendet e fundit? Nuk mund të them avantazh, apo disavantazh. Është një luftë në tri javët e fundit. Por jo vetëm ne, nëse kam të drejtë dhe Shkodra, Egnatia, ndoshta Dinamo dhe Partizani kanë kalendar të fortë.
Është luftë çdo javë. Patjetër që vështirë sepse Vora, Ballshi dhe Tirana do luftojnë fort si çdo skuadër. Dhe ne do luftojmë fort, kemi nevojë për pikët.
Është vështirësi për ne, por si gjithmonë. Ne do luftojmë javë për javë, në fund të kampionatit mund të flasim pak për llogari. Jemi në vend të parë apo jo.
Kryesimi? I vështirë, por edhe realitet. Ne do luftojmë, kemi në mendje të rrijmë sipër si nga faza e parë. Do luftojmë fort, pastaj pas tri javësh do shikojmë të gjithë bashkë si jemi”, u shpreh Gvozdenovic.
