Asnjë pritje e regjistruar dhe plot 5 gola të pësuar. Padyshim, ndeshja e humbur përballë Paris Saint-Germain në aktin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League do të mbetet gjatë në kujtesën e Manuel Neuer.
Gardiani i portës u shndërrua befas në një “fantazëm” duke u gjendur i pashpresë ndaj çdo goditje që erdhi në drejtim të tij. Kvaratskhelia dhe Dembele ishin një “furtunë” konstante në aksionet sulmuese dhe vunë shpesh herë në vështirësi mbrojtjen bavareze, aq sa golat ishin një seri e “pashmangshme”.
Gjeorgjiani dhe francezi shënuan nga një dopietë për kokë, ndërsa Joao Neves finalizoi saktë një top të ardhur nga rivënia këndore, duke kompletuar kështu një mbrëmje në perfeksion.
Statistikat e thonë qartë, se Neuer nuk ka një rendiment të qëndrueshëm, pavarësisht karakterit të tij të rëndë për t’u bërë protagonist, ashtu siç u bë në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit. Të dhëna që tregojnë se Neuer me të cilin jemi mësuar mund të hyjë në librat e historisë së këtij kompeticioni edhe për keq, pasi ai u bë portieri i parë që pëson një numër të tillë golash të pësuar në 16 sezonet e fundit, kur bëhet fjalë për fazat me eleminim.
40-vjeçari ka një mundësi të mirë për të korrigjuar atë natë “të errët” dhe këtë mund ta bëjë në tempullin gjerman “Allianz Arena”, aty ku Bayern do tentojë përmbysjen e madhe ndaj një Parisi që vjen me një “armë më shumë” si avantazhin e fitores në ndeshjen e parë.
Manuel Neuer did not save a single shot vs. PSG.
— ESPN FC (@ESPNFC) April 28, 2026
He is the first goalkeeper in the last 16 UCL seasons to concede 5+ goals WITHOUT recording a single save in a KO stage match ???? pic.twitter.com/v1lSZ6KnKc
