Atletico Madrid dhe Arsenal do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të aktit të parë gjysmëfinal të UEFA Champions League.
Pasi kaluan me sukses rivalët e Barcelonës dhe Sporting një raund më parë, në “Wanda Metropolitano” pritet një duel i luftuar dhe me shumë dinamikë, duke njohur stilet e lojës që kanë këto dy skuadra të cilat do tentojnë maksimumin për të hedhur një hap të rëndësishëm në finalen e madhe të Budapestit.
Si nga ana e “Los Cholchoneros” po ashtu edhe në radhët e “Topçinjve”, grupi është shfaqur i plotë dhe sot në orën 21:00, dy trajnerët Diego Simeone dhe Mikel Arteta e kanë bërë planin e tyre si do të paraqiten përgjatë 90 minuta, për të tjera emocione dhe spektakël.
Kujtojmë se një ditë më parë, “Parc de Princes” ishte dëshmitar i një nate magjike dhe historike mes Parisit dhe Bayernit, përfunduar në favor të francezëve në shifrat 5-4.
