Ndërsa na ndajnë pak minuta nga ndeshja PSG – Bayern Munich, të dyja ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, gjysmëfinalja e parë e Champions League.
Luis Enrique i beson nga minuta e parë tridhëmbëshit ofensiv Kvaratskhelia-Dembele-Doue, kurse Bayern Munich përgjigjet me Olise-Musiala-Diaz, në “ndihmë” të “pykës” Harry Kane.
Te gjigantët bavarezë, pozitën e trajnerit do e mbaj Aaron Danks, për shkak se “timonieri” Vincent Kompany është i pezulluar nga kartonët e verdhë.
Vlen të përmendet se vlera e lojtarëve nga të dyja kampet e kalon kuotën e 2 miliardë euro. Sfida e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet pas një javë në “Allianz Arena”, e ku do të “vulos” finalistin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.
