Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Luis Enrique në “qiellin e shtatë” pas fitores 5-4: Ndeshja më e bukur si trajner, Bayern të detyron “të vuash”

Shkruar nga NEWSPORT
Luis Enrique në “qiellin e shtatë” pas fitores 5-4:
Luis Enrique

Luis Enrique mund të ndihet me të drejtë në “qiellin e shtatë” pasi PSG-ja e tij mposhti Bayernin me rezultatin 5-4 në aktin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League. Francezët dhe gjermanët dhuruan një shfaqje të denjë futbolli, duke bërë që topi të mos e njihte për asnjë çast “pushimin”, çfarë solli gola, përmbysje dhe entuziasëm të çmendur.

Pikërisht për këto arsye, edhe vetë trajneri spanjoll u shpreh se një ndeshje si kjo ishte për t’u varur në “kornizë”, pasi asnjëherë më parë në karrierën e tij në stol nuk ka provuar në “kurriz” të ndjejë kaq shumë një spektakël si ky i së martës.

“Ndeshja më e bukur në të cilën mund të isha i përfshirë si trajner. Ne e merituam të fitonim, të barazonim dhe po ashtu ta humbisnim këtë ndeshje”, u shpreh Enrique i cili tregon më së miri atë çfarë u pa nga stoli dhe si u ndjenë protagonistët e fushës gjatë 90 minutave.

Më tej, ai shtoi se vështirësitë e përballjes u vunë re që në start, teksa përgëzoi maksimalisht nivelin me të cilin u shfaq edhe kundërshtari i tyre që tregoi vendosmëri dhe karakter, pasi sipas tij nuk është e lehtë të fitosh ndaj një ekipi që humbjet i ka me “pikatore” në të gjithë sezonin.

“Jemi të lumtur. Mposhtëm një ekip që ka humbur vetëm 3 ndeshje gjithë sezonin. Fillimi i sfidës ishte i vështirë, sepse ata e nisën pjesën e parë më mirë se ne. Pësuam golin e parë dhe u bë disi e vështirë për të kontrolluar ndeshjen. Megjithatë, skuadra filloi të tregojë një nivel loje normale.

Atmosfera në stadium ishte perfekte, por duhet të kuptojmë se luajtëm përballë një prej ekipeve më të mirave të Europës. Fituam, por vuajtëm shumë dhe e njëjta pritet të jetë dhe në kthim”, përmbylli Enrique.

Padyshim, skena gjigande e Champions League mbetet padyshim dëshmitare e ndeshjeve të mëdha, por ajo mes Parisit dhe Bayernit do të mbahet mend gjatë si një nga gjysmëfinalet që prodhoi, jo vetëm gola dhe rekorde, por mbajti të përqëndruar të gjithë dashamirësit e futbollit të vërtetë të mbërthyer para ekranit dhe ata që qëlluan vërtetë fatlum, në tribunat e mitikut francez “Parc de Princes”.

Poll

Lexo gjithashtu