Kylian Mbappe ndaj Bayern Munich, "Allianz Arena"
Kylian Mbappe ishte një nga autorët e golave të Real Madrid, në humbjen e mbrëmjes së djeshme në “Allianz Arena” me shifrat 4-3 përballë Bayernit. Pavarësisht eliminimit, francezi është futur në hisotrinë e UEFA Champions League.
Këtë edicion të Ligës së Kampionëve, 26-vjeçari kishte shënuar një total prej 15 golash. Kujtojmë që rekordin, vendin e parë e mban Cristiano Ronaldo me 17 gola, por edhe vendin e dytë e mban po portugezi me 16 të tillë.
Ndërkohë që Mbappe u është bashkuar Lewandowskit dhe Benzemas, me 15 gola të shënuar në një sezon të vetëm të UEFA Champions League. Nëse Reali do të kualifikohej, rekordi i CR7-ës mund të thyhej, por Bayerni i “preu udhën” Mbappes.
View this post on Instagram
Poll
