Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Hyrja për femrat falas dhe 10000 lekë në tribunë VVIP, Egnatia nxjerr në shitje biletat për duelin e parë në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Hyrja për femrat falas dhe 10000 lekë në tribunë VVIP,
Egnatia - Breidablik

Egnatia do të përballet më 8 korrik përballë islandezëve të Breidablik, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, nis në orën 21:00.

Disa ditë para kësaj sfide, klubi i Egnatias ka bërë një rrjetet sociale. Klubi ka nxjerrë në shitje biletat për këtë përballje, ndërsa ka bërë të ditur edhe çmimin e tyre.

Kampionët kanë vendosur që hyrja për femrat të jetë falas, ndërsa në tribunën E një biletë kushton 300 lekë. Në tribunën A/B kushton 1000 lekë, në tribunën VIp kushton 3000 miljë lekë dhe në tribunën VVIP një biletë kap shifrën e 10000 lekë.

“-NJOFTIM-

Nga dita e sotme nis shitja e biletave për ndeshjen e parë kundër Breidablik që do të luhet në datë 8 Korrik ora 21:00.

Si cdo ndeshje të kampionatit, edhe në këtë ndeshje klubi aplikon bileta falas për tifozët femra por me ndryshimin që për të hyrë në stadium duhet të pajisen me biletë me vlerën 0 Lekë.

Biletat mund t'i gjeni te biletaria stadiumit cdo ditë nga ora 09:00-15:00”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga