
Raheem Sterling dhe Bukayo Saka
Lajme të mira për Arsenalin në një pikë kulminante të sezonit, gjithashtu dhe para duelit të rëndësishëm me Real Madrid në Champions League. Sulmuesi i “topçinjve” është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit.
Bëhet fjalë për Bukayo Saka i cili është stërvitur me pjesën tjetër të gripit dhe kërkon të jetë nën urdhrat e Artetës për sfidat ndaj Fulham, Everton dhe mbi të gjitha ndaj “Los Blancos”.
Në dhjetor sulmuesi anglez ka kryer një operacion në kofshë pas një dëmtimi që pësoi në sfidën ndaj Crystal Palace. Tashmë ai duket mëse i gatshëm për duelin e 8 prillit ndaj madrilenëve.
Working hard ???? pic.twitter.com/NFuBeATIdW
— Arsenal (@Arsenal) March 27, 2025
Poll