Lëvizjet nuk mungojnë në këtë merkato janari dhe ai i radhës është sulmuesi i Chelseas, Raheem Sterling. Emri i tij po përflitet që të shkojë drejt Seria A, konkretisht në shkuadrën e Napolit.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano anglezët nuk e kanë më në planet e tij ndërsa dhe vetë Sterling është i hapur për një aventurë të re. E në një kohë kur Chelsea nuk e ka prioritet, nga ana tjetër skuadra italiane është e gatshme që të investojë për të marrë shërbimet e tij.
Sidoqoftë, paga e lojtarit mbetet një pikë diskutimi, pasi 31-vjeçari do të duhet të ulë kërkesat financiare për t’u transferuar te kampionët e Serie A në stadiumin “Maradona”.
Përveç Napolit, Sterling përflitet se ka marrë oferta edhe nga Fulham dhe West Ham, por prioriteti i tij është të fitojë përvojë jashtë vendit. Napoli është i vetëdijshëm për këtë dëshirë dhe po bën vlerësime të kujdesshme financiare për të bërë lëvizjen e duhur.
Ndërsa zyrtarizimi i diskutimeve dhe negociatave të derimë tanishme mbetet për tu parë në ditët në vijim, nëse Sterling do të veshë fanellën e Napolit apo jo.
