Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Vincent Kompany fillon rindërtimin e Bayernit, belgu i shpreh drejtuesve dëshirën e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Vincent Kompany fillon rindërtimin e Bayernit, belgu i shpreh drejtuesve
Vincent Kompany

Vincent Kompany mori drejtimin e Bayern Munich disa ditë më parë. Tekniku belg ka premtuar “revolucion” në ekip, teksa ka kërkuar dëshirën e parë te drejtuesit bavarezë.

Bëhet fjalë për Bruno Fernandes. Mesfushori i Manchester United nuk është shumë i kënaqur te “Djajtë e Kuq”, pakënaqësi që mund të sjellë edhe lamtumirë. Portugezi është një nga dëshirat kryesore për Kompany, përsa i përket merkatos verore.

Trajneri bavarez e sheh Fernandes si lojtarin ideal për repartin e mesfushës, duke e cilësuar si të duhurin për të “furnizuar” me topa Harry Kane.

Kontrata e 29-vjeçarit me United skadon në vitin 2026, gjë e cila detyron Bayernin që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme. Në krahun tjetër, klubi anglez nuk pranon ofertë më të ulët se 70 milionë euro. Bayerni po e sheh si mundësi, pasi kërkon që t’i plotësojë dëshirat trajnerit të ri.

Vincent Kompany fillon rindërtimin e Bayernit, belgu i shpreh drejtuesve
Bruno Fernandes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga