Bayern Munich do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në mesjavë ndaj Arsenalit. Përballje kjo e vlefshme në Champions League.
Një transfertë e vështirë për gjermanët, të cilët do të kenë edhe mungesa. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe Vincent Kompany. Ky i fundit ka theksuar se Manuel Neuer dhe Serge Gnabry do të vazhdojnë të mungojnë.
Neuer po vuan nga një infeksion gastrointestinal dhe ka humbur disa seanca stërvitore radhazi, duke e lënë klubin të pasigurt nëse kapiteni veteran do të rikuperohet në kohë.
Gjendja e Gnabryt është edhe më shqetësuese. Pas një goditjeje të marrë gjatë grumbullimit me Gjermaninë, ai nuk ka reaguar mirë ndaj trajtimit fillestar dhe tashmë konsiderohet jashtë për ndeshjen ndaj Freiburg dhe ndoshta edhe përballjen me Arsenalin.
