
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Borussia Monchengladbach. Tekniku belg thotë se në ndeshjen e sotme ekipi i tij duhet të fitojë me doemos, madje të pranojnë sa më pak goditje nga kundërshtari.
“Tani fillon gjysma e dytë e sezonit, atëherë do të jepen titujt. Dua të shoh një ekip që dëshiron të vazhdojë të përmirësohet. Ne duam të pranojmë edhe më pak goditje në portë, duam të shënojmë edhe më shumë gola. Është çështje mentaliteti. Gjithashtu duam t’i mbajmë të gjithë lojtarët në formë.
Por tani po përqendrohemi në atë që është e rëndësishme, të fitojmë ndeshjen e radhës. Për Bayern është gjithmonë e qartë, pavarësisht se ku luajmë dhe sa i fortë është kundërshtari, ne gjithmonë duam të fitojmë”, është shprehur Kompany.
Kujtojmë që kjo supersfidë e vlefshme për javën e 16-të të Bundesligës do të luhet mbrëmjen e sotme. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Borussia-Park”, nis në orën 18:30.