Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Nuk ishim në maksimumin tonë”, Kompany jo dramatik pas humbjes me Mainz: Do të fitojmë më shumë në të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishim në maksimumin tonë”, Kompany jo dramatik pas
Vincent Kompany

Bayern Munich u mposht ditën e djeshme në transfertë përballë Mainz në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Mewa Arena”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany. Tekniku belg si fillim uron Mainz dhe thotë se pavarësisht humbjes, shpirti luftarak i bavarezëve nuk mungonte.

“Urime për Mainz. Ne luajtëm kundër një ekipi të gjallë dhe plot shpirt. Ata ishin të gatshëm për të luftuar në çdo kohë. Megjithatë, shpirti luftarak nuk na mungonte as ne. Ne u përpoqëm. Dje nuk ishim në maksimumin tonë.

Tani kemi humbur dhe kjo gjithmë dhemb. Por ne mund të fitojmë akoma më shumë në të ardhmen. Ndjenja këtu është se ekipi gjthmonë dëshiron të vazhdojë e të bëjë hapa përpara për t’u përmirësuar”, tha Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga