Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Nisin sezonin e ri përballë Leipzig, Kompany i ‘uritur’: Fitorja detyrim, le t’u japim spektakël tifozëve!

Shkruar nga NEWSPORT
Nisin sezonin e ri përballë Leipzig, Kompany i ‘uritur’:
Vincent Kompany

Bayern Munich dhe Leipzig do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës gjermane. Sfida që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, nis në orën 20:30. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany.

KUNDËRSHTARI - Leipzig ka më shumë ndryshueshmëri. Kanë trajner të ri, struktura të reja dhe lojtarë të fortë. Janë një nga pretendentët. Duhet ta marrim ndeshjen shumë seriozisht. Kanë krahë që fitojnë duelet 1 me 1, dhe lojtarë si Xavi Simons në mes. Janë të fortë në sulm. Por ne luajmë në Allianz dhe duam t’u japim spektakël tifozëve.

FORMACIONI - Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Ata që luajtën kundër Stuttgart janë të gjithë të gatshëm. Përgatitja ishte e shkurtër, ndaj krampet janë normale. Ishte një finale. Por jemi gati mendërisht, uria është aty.

PAVLOVIC - Është stërvitur mirë. S’ka luajtur ende, por nuk do të vonojë shumë. Kemi lojtarë me përvojë dhe të rinj të talentuar në sulm. Nuk më pëlqen të luajmë për të sakrifikuar, duam të sulmojmë. Detyra ime është të fitojmë.

Poll

Lexo gjithashtu