Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Matthaus ngre në piedestal punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e 1990-ës

Shkruar nga NEWSPORT
Matthaus ngre në piedestal punën e Kompany: E ka bërë
Vincent Kompany - Lothar Matthaus

Legjenda e Gjemanisë, Lothar Matthaus shprehet mjaft i kënaqur me progresin që Vincent Kompany ka bërë me skuadrën e Bayernit. 64-vjeçari në një intervistë për prestigjiozen “BILD” nuk ka kursyer elozhet

“Padiskutim që Bayern është favoriti kryesor për të fituar Bundesligën. Ka një ekip mjaft të fortë. Personalisht më pëlqen shumë Vincent Kompany.

I ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur, frymën e një skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Më kujton Gjermaninë e vitit 1990”, është shprehur Matthaus.

Gjithashtu gjermani tregon dhe futbollistin e tij të preferuar tek skuadra bavareze. Luiz Diaz është lojtari që e ka inpresionuar më shumë dhe beson se kjo ishte pika që i mungonte Bayernit për ta bërë atë të pandalshëm.

Poll

Lexo gjithashtu