
Më në fund gjërat për skuadrën e Vllaznisë po marin për mirë. Skuadra shkodrane nuk ka bërë asnjë blerje për sezonin e ri. Financat në klub janë ngërçi i këtij klubi. Në një njoftim për shtyp mësohet se drejtuesit e Vllaznisë janë mbledhur për të diskutuar. Mësohet se është diskutuar për shpenzimet vjetore te klubit.
"Sot është mbledhur Bordi Mbikëqyrës i KF Vllaznia. Pesë anëtarët e tij, Shpëtim Quku, Mark Laloshi, Sytki Muca, Beniamin Nako dhe Admir Teli kanë diskutuar për anën financiare të klubit. Nga sa mesohet, kryesisht eshte diskutuar per anën financiare dhe pikërisht për shpenzimet e bëra gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, por natyrisht edhe për shpenzimet që duhen për 6 mujorin e dytë. Bordi merret vesh se ka dhënë garancinë financiare për ndërtimin e një skuadre më të forte në sezonin e ri, megjithatë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë".