
Dështimi i Gjermanisë ka lënë të shokuar botën e futbollit dhe mbi të gjitha vetë gjermanët. Sot ata nisen drejt Frankfurtit dhe presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf foli para nisjes së avionit.
“Mund të imagjinosh se e djeshmja ishte një zhgënjim shumë i madh për ne. Eleminimi dhemb shumë por duhet të shohim përpara. Do të nisin një proces sesi të trajtojmë këtë situatë. Javën tjetër do të mblidhet Bordi sëbashku me trajnerin Flick, drejtorin teknik Bierhoff, zv.presidentin Watzke për të diskuatuar më tej.
Qëllimi është që analiza e menaxhimit sportiv të Kupës së Botës të zhvillojë objektivat e Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani. Analiza duhet të përfshijë gjithashtu zhvillimin e futbollit tonë nga 2018-ta deri tani.”- u shpreh presidenti.