Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një "bomber" nga Mali i Zi për Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT

Verilindorët nuk ndalen në merkato, ndërsa në gustot e tyre tashmë janë futur lojtarët ballakanas. Pas eksperiencës së mirë me Popoviç, Pejiç, Emini dhe Dvornekoviç, Kukësi ka bërë për vete një tjetër "bomber" ballkanas.

[caption id="attachment_9569" align="alignleft" width="300"]scepanovic dervishi Dritan Dervishi prezanton Marko Scepanoviç[/caption]

Bëhet fjalë për sulmuesin malazez Marko Scepanoviç. Në sezonin e fundit shtatlarti malazez ka shënuar 19 gola, duke kryesuar listën në kampionatin fqinj. Kjo cilësohet si një nga blerjet më cilësore në radhët e Kukësit, ndërsa futbollisti do të jetë i gatshëm për trajnerin Hasan Lika për takimet e Europa League.

Njoftimin për arritjen e akordit me "bomberin" malazez e bën me dije faqja e Kukësit në "facebook". Ai është 34 vjeç dhe është 190 centimetër i gjatë. Por, përpos golave të shënuar në sezonin e fundit, në "rininë" e tij ai nuk ka qenë edhe aq prodhimtar. Në 7 sezonet e fundit, ku ka luajtur në 130 takime, ai ka shënuar në total 45 gola. Maksimumi është ai i sezonit të shkuar me fanellën e Mladost Podgoricës, ku shënoi 19 herë. Ndërsa është aktivizuar në Ligën e Dytë të futbollit hungarez dhe në Iran me Persepolis. Sa i përket lidhjes mes Kukësit dhe lojtarit, mendohet se është ndeshja e vitit të shkuar, ku lojtari u shënoi verlindorëve në takimin e luajtur në Podgoricë, por që u humb nga skuadra e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=DjmRwMUPOWQ

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga