
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar një tjetër akuzë të rëndë sot në parlament. Sipas Berishës vëllai i kryeministrit, Olsi Rama dhe zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishaj transportojnë kokainë me makinë speciale ndërkohë që sipas tij i kontrollon. “Është ngritur nga prokuroria se një makinë e përshtatur për transportin e kokainës nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama bashkë me ndrikullën e FSHF-së një Jona, Jona. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e Olsi Ramës dhe ndrikullës Dervishi dhe Genti Gjonaj. Ka një komunikim konstat me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është kryebanditi sepse kësaj radhe jo unë, por një ministër i përgjegjshëm e akuzon se falsifikon mbledhjet e qeverisë duke i patur ministrat jashtë shtetit. Vetëm një banidit mund t'i lejojë vetes të thyej kushtetutën për ligjin organik. Për banditin nuk ka ligj as kushtetut, Rama është kreu i bandave, A ka kryeministrër në botë që ka të mbushur celularin me sms të Balilit, Dajtit dhe Lul Berishës madje dhe duke ju kry punë atyre. Këto janë të vërteta dhe do dalin një nga një. Por ju as nuk do skuqeni as zverdheni. Pra, Edi Rama ka komunikim direkt me banditët dhe i ka të regjistruara” tha Berisha.