Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Boluspor, Umraniyespor dhe tani Bodrumspor, Dejvi Bregu refuzon Superioren për ligën e dytë turke

Shkruar nga NEWSPORT
Boluspor, Umraniyespor dhe tani Bodrumspor, Dejvi Bregu refuzon Superioren

Dejvi Bregu është në qendër të merkatos në ëktë sezon. Ish-lojtari i Skënderbeut aktualisht është pa një skuadër, teksa për të interesimet janë të shumëta.

Vlonjati mbylli aventurën te Umraniespor, ekip që militon në kategorinë e dytë turke, me Fantazistin që nuk ia doli dot të tregonte gjithë potencialin e tij. Te Umraniespor luajti 11 ndeshje duke shënuar një gol e dhënë një asist.

Për Bregun u përfol se ishte shumë afër rikthimit në Superiore, por mediat turke bëjnë me dije se për të ka interesim edhe në Turqi. Kështu 29-vjeccari përlqehet nga skuadra e Bodrumspor, ekip që aktualisht gjendet në vendin e 5-të në renditjen e kategorisë së dytë turke, duke qenë mes pretendentëve për ngjitjen në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se në të kaluarën Bregu ka mbajtur veshur edhe fanelën e Boluspor. Vlonjati me shumë gjasa do të qëndrojë në Turqi, teksa do të "refuzoj" Superioren për ligën e dytë turke.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga