
Pasi ka siguruar një biletë për në Serinë A, Pescara mund të humbasë disa prej lojtarëve të saj. Disa lojtarë po kërkohen nga ekipe të tjera të Seria A, por jo vetëm, teksa shënjestra kryesore është Lapadula.
Oferta ka edhe për Memushaj, teksa mesfushori 29 vjeçar i Kombëtares shqiptare po vëzhgohet nga Empoli, por kandidati kryesor për të marrë shërbimet e vlonjatit është Bolonja.
Sipas “Il Centro” Bolonja ka gati edhe ofertën. Bëhet fjalë për 2 milion euro, një ofertë që Pescara do ta ketë të vështirë ta refuzojë për Memushajn, pasi konsiderohet me të vërtetë një ofertë shumë e mirë.
Poll