
Partizani ka arritur të marrë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme ndaj Lushnjes, duke lënë pas ecurinë negative të të kuqve. Trajneri Sulejman Starova i ka lënë pushim të tijtë ditën djeshme, duke planifikuar sot stërvitjen e radhës për takimin e javës së 14-të të Superligës ndaj Teutës.
Pas ecurisë negative dhe presionit ndaj lojtarëve për plotësimin e objektivit, pushimi i djeshëm ka qenë një dhuratë për futbollistët e Partizanit, vendim i cili është marrë nga "Bobi".
Ndërkohë që Starova nuk ka harruar t'iu rikujtojë objektivin e radhës lojtarëve, fitoret rresht deri sa të ngushtojnë diferencën me kryesuesen e tabelës së klasifikimit, Skënderbeut. Edhe pse diferenca në pikë është e madhe, në kampin e kuq, të gjithë besojnë se është diçka që mund të arrihet, mjafton të mos gabojnë në takimet e radhës, sikurse ka ndodhur deri para pak ditësh.