Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani ka dorëzuar zyrtarisht ofertën për 100% të Manchester United. Sot ishte afati i fundit zyrtar për të depozituar ofertat nga palët e interesuara ndër të cilët ishte edhe fondi i Arabisë Saudite dhe miliarderi britanik Jim Rattcliffe. Prej javësh aludohej për një ofertë prej 6 miliardë eurosh nga Emiri i Katarit dhe kjo tanimë është zyrtare.
Oferta do të shqyrtohet nga bordi i anglezëve sëbashku me mbikqyrjen e qeverisë britanike dhe nga java tjetër do të merret vendimi zyrtar. Pas dorëzimit të ofertës, Al-Thani ka folur për mediat e pranishme.
“Oferta synon të rikthejë klubin në lavdinë e tij të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës, dhe do të fokusohet në rikthimin e tifozëve në zemër të klubit të futbollit Manchester United. Oferta do të jetë plotësisht pa borxhe nëpërmjet Fondacionit Sheikh Jassim, i cili do të investojë në ekipet, objektin stërvitor, stadiumin, infrastrukturën dhe komunitetet që klubi mbështet”.- deklaroi sheiku.