
Bledi Shkëmbi u zyrtarizua dje si trajner te skuadra e Superligë së Kosovës, Lira e Prizrenit dhe duket se ka zgjedhur një pjesëtar të stafit të tij teknik.
Bëhet fjalë për përgatitësin atletik, Iris Selimin, i cili do t'i bashkohet Shkëmbit në Kosovë, raporton "Sport Ekspres".
Selimi është një emër i njohur në Shqipëri.
Ai ka kryer rolin e përgatitësit atletik te skuadra e Skënderbeut dhe te Shqipëria U-21.
Selimi nuk ka udhëtuar me Skënderbeun drejt Sllovenisë, atje ku korçarët po kryejnë fazën përgatitore dhe pritet që shumë shpejt t'i drejtohet Kosovës së bashku me Bledi Shkëmbin.
Poll