Kombëtarja e Shqipërisë në Euro 2016 është lajmi kryesor për të gjithë shqiptarët. Vëmëndja e madhe që i është kushtuar këtij evenimenti këtë moment është shumë e madhe. Në mënyra të ndryshme është parë dhe menduar të përfitohet nga gjithë kjo histori. Fillimisht Federata Shqiptare e Futbollit ka promovuar dyqanin zyrtar në kryeqytet dhe më pas të vijuar me një tjetër “shtëpi zyrtare” në Francë. Jo vetëm kaq, por të tjerë kanë shkuar edhe më tej. Inisiativa personale nga njerëz të ndryshëm do të përkthehen në biznes fitimprurës këtë muaj të nxehtë. Fanella me dizajn të ndryshëm po shiten në internet, në rrugë, në Francë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Zvicër. Bare dhe restorante kanë përfituar këtë moment për të promovuar transmetimin e ndeshjeve të Euro 2016 dhe duke dekoruar me ngjyrat kuqezi ambientet e tyre. Biletat kanë përfunduar masivisht në tregun e zi dhe me çmimet e tyre që janë tre apo katërfishuar.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Ja si bëhet biznes me ngjyrat kuqezi
Galeria fotografike ()
Poll