Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bindin 21-vjeçarët e Partizanit, për Tërbunin nuk mjafton vetëm goli i ish-sulmuesit të Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
Bindin 21-vjeçarët e Partizanit, për Tërbunin nuk mjafton

Partizani U-21 ka arritur të fitojë kundër Tërbunit të Pukës me rezultatin 2-1. Të kuqtë kanë shkëlqyer ndaj pukianëve duke realizuar dy herë në portën e tyre.

Lajmi bëhet me dije nga klubi i Tërbunit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon shkurtimisht atë që ka ndodhur në këtë takim. Për pukianët ka realizuar sulmuesi Albi Xhebrahimi, i sapoardhur te skuadra e Tërbunit.

"FK Partizani U-21 - KF Tërbuni Pukë 2-1/ Shënues: Albi Xhebrahimi

Kompleksi sportiv, “Partizani”.

Sot në kompleksin sportiv të klubit Partizani ekipi jonë zhvilloj ndeshjen miqësore kundër 21 vjeçarëve duke humbur me rezultatin 2-1! Vlen të theksohet se për gjatë 70-të minutave ekipi ynë është paraqitur me lojtarët e ardhur në provë ku dhe sot ishte dita e fundit.

Nga minuta e 70-të deri në përfundim trajneri ynë, AlertAlcani aktivizoj formacionin bazë ku dhe arritëm të gjejmë golin me anë të sulmuesit Xhebrahimi i sapo ardhur tek ne! Ndeshja miqësore e rradhës do të jetë kundër ekipit të K.S. Besëlidhja Lezhë diten e diele ku do të zhvillohet në stadiumin "Brian Filipi”.

“Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemër", shkruhet në faqen zyrtare të Tërbunit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga