Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bileta e çerekfinales, MEMA i BESON TITULLARËVE, FORMACIONI I MUNDSHËM NDAJ FLAMURTARIT

Shkruar nga NEWSPORT
Bileta e çerekfinales, MEMA i BESON TITULLARËVE, FORMACIONI I

Vit i ri, sezon i ri. Tirana ka bërë mirë deri në këtë periudhë të vitit, ku ka marrë 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e para.

Katër pikë që shtojnë akoma më shumë shanset për të shpëtuar rënien nga Kategoria, si dhe një fitore që i dërgon thuajse me një këmbë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Fitorja 2-0 ndaj Flamurtarit është një ogur i mirë që bardheblutë mund të bëjnë mirë në këtë sezon, e me këto ritme kërkojnë që të vijojnë edhe sot.

Në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës, të besuarit e Ardian Memës do të kërkojnë të paktën ruajtjen e rezultatit të takimit të parë, diçka që pritet të arrihet pa shumë probleme. E për këtë fakt, tekniku Mema pritet t'i besojë njëmbëdhjetëshes që hodhi në fushë nga Teutës këtë fundjavë. Porta pritet të "kyçet" nga Abibi.

Mbrojtja pritet të rreshtohet me katër, me Dokën dhe Hoxhallarin në mbështetje të Imamit e Atingës në qendër. Çelsat e mesfushës do i besohen treshes, Karabeci-Daja e Maveje, ndërkohë që sulmi pritet të formohet nga Halili, Greca dhe N'Goo.

Një formacion i gjithë "copy paste" nga ai i "Selman Stërmasit" kundër Teutës, 11-she e cila mori 1 pikë me mjaft vlerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga