Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Luhet finalja e mbijetesës, në Shkodër kërkohet "bilbil" i huaj

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Luhet finalja e mbijetesës, në Shkodër kërkohet

Vllaznia do të luajë javën e ardhshme kundër Tiranës, një ndeshje e cila do të përcaktojë se cila nga skuadrat do të qëndrojë në Superiore. Për shkodranët do të mjaftonte edhe barazimi, ndërsa për bardheblutë duhet doemos fitorja për të qëndruar mes më të mirëve.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi dhe ndodhitë e javës së fundit, newsport.al ka mësuar se klubi i Vllaznisë kërkon për këtë sfidë gjyqtarë të huaj. Pritet të përpilohet në orët në vijim një kërkesë e cila do të depozitohet në Federatë për t'u vendosur më pas nëse kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitra të huaj apo shqiptarë.

Kjo sfidë do të luhet të shtunën në orën 17:00, ndërsa klubi i Vllaznisë së bashku me lojtarët u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit "Loro Boriçi".

Kujtojmë që Tirana ndodhet në vendin e 7-të me 38 pikë, ndërsa Vllaznia në të 6-tin me një pikë më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga