
Erblira Bici nuk ndalet me performancat e saj të shkëlqyera në kapionatin italian. Në dy ndeshjet e fundit Roma e Bicit ka marrë dy fitore të rëndësishmë duke u ngjitur në kreun e renditjes. Ndeshjet e fundit e konfirmojnë atë si lojtaren më të spikatur statistikisht dhe dy herë më të preferuarën e tifozëve.
Paraqitjet e Erblirës në dy sfidat e fundit kanë qenë fantastike duke u shpallur dhe “Lojtarja e ndeshjes” (MVP). Falë performancës së saj të shkëlqyer, Bici me 74 pikë, është e 6-ta shënuese më e mirë në kampionat. Roma regjistron 4 fitore në grupin B, në po kaq javë.
Poll