
Ditmar Bici ndodhet ende me pushime, ndërsa nuk është në mini-fazën përgatitore të Partizanit që po zhvillohet në Itali. Ky fakt bën çudi, pasi është pjesa më e rëndësishme e përgatitjeve përpara pjesëmarrjes në Champions League, ndërsa lojtari vijon i pashqetësuar të shijojë pushimet verore.
Por, për këtë gjë "newsport.al" ka kontaktuar me zëdhënësin për shtyp të klubit të kuq, i cili sqaron faktin se pse qendërmbrojtësi Ditmar Bici nuk është pjesë e përgatitjeve që po bën ekipi në Itali. "Bici ka marrë disa ditë më shumë leje. Kjo është ajo që mund të them", është përgjigjja e Ranxhit.
Galeria fotografike ()
Poll