Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Besojmë te fitorja”, Shkëmbi para Egnatias: Ndeshja fitohet në fushë e jo me deklarata

Shkruar nga NEWSPORT
“Besojmë te fitorja”, Shkëmbi para Egnatias: Ndeshja

Teuta do të udhëtojë në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian nesër në orën 15:00 në Egnatia Arena për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Synimi është i njëjtë për durrsakët që tashmë kanë edhe grupin e plotë, marrja e 3 pikëve të para. Në konferencën për shtyp, trajneri Shkëmbi foli përpara ndeshjes.

Ngërç psikologjik? Patjetër që po por kjo nuk duhet të jetë arsyeja që ne duhet të vuajmë. Është një presion psikologjik normal. Nuk kemi presion nga klubi por ngaqë nuk po fitojmë. E kemi me veten. Po stërvitemi mirë, futbollistët mundohen të bëjnë maksimumin. Prej gabimeve të vogla nuk kemi arritur të fitojmë në gjithë këto ndeshje.

Parashikim Nuk i besoj shumë këtyre gjërave. E dimë shumë mirë që do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të forta të Superiores. Egnatia ka një skuadër që këtë vit ka ndryshuar shumë. Lojtarë të mirë, lojtarë me eksperience, të huaj por ne do të mendojmë vetëm për të bërë maksimumin.

Egnatia ka 3 ndeshje pa pësuar Besojmë se mund të shënojmë, mund të fitojmë. Në futboll fitohet me ndeshje jo me deklarata. Jam i kënaqur se si stërvitet skuadra. Lojtarët që kanë qenë jashtë forme apo të dëmtuar po na kthehen dhe kjo bën që të kemi grupin e plotë. Shpresoj të kemi edhe fatin.

Çfarë duhet të bëjë ekipi? Në këto ndeshje, kur të dalësh para porte duhet të jesh më cinik. Me Kastriotin treguam që edhe pse shënuam nuk dinim të silleshim si duhej, nuk mbruam rezultatin dhe të shënonim të dytin. Gjithmonë pa i hequr meritat asnjëherë edhe kundërshtarëve, sepse ky kampionat mund të fitosh me çdo skuadër dhe mund të mundesh nga çdo skuadër.

Grupi i plotë Në fakt kemi edhe dy shqetësime që do t’i shohim sot gjatë stërvitje. Në përgjithësi jemi më të plotë se ndeshjet e tjera.- deklaron Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga