
Etrit Berisha, portieri i Atalantës dhe kombëtares shqiptare doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën. Nga aty, 28 vjeçari paralajmëroi kundërshtarët se me ardhjen e Edi Rejës skuadra është bërë më e fortë dhe solide.
"Atmosfera është e mirë dhe duke parë se kemi edhe një trajner me mjaft eksperiencë është munduar se skuadra të ketë mjaft harmoni. Gjithçka varet nga rezultati, por tani për tani ndjehemi mirë si në stërvitje ashtu edhe në dhomat e zhveshjeve.
"Ndeshja me Islandës është e rëndësishme. Nuk duhet të fusim presion te ekipi. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por një rezultat pozitiv do ndizte dritën për të kaluar. Ky grup mund të bëj diferencën edhe me pak lojë. "-tha Berisha.