
Ndeshja me Rumaninë do të jetë e fundit në grup për kuqezinjtë, të cilët shpresojnë në kualifikimin në 1/8-at, ashtu si dhe ne. Por, për këtë takim janë marrë masat speciale, aq sa nuk mund t'ia kishte marrë mendja dikujt tjetër. Berber në shërbim të futbollistëve, të cilët në këtë orar dreke po bëhen gati për përfaqësim dinjitoz kundër rumunëve.
https://www.youtube.com/embed/quJfoLFV-HQ
Pra, përpos lojës që të gjithë shpresojmë që të jetë e bukur, lojtarët po bëhen edhe vet të bukur. Ata kanë marrë me vete edhe berberin, i cili quhet Erti Biturku. Djaloshi nga Kavaja ndodhet tashmë në stafin 'rozë' të kuqezinjve, duke ju shërbyer lojtarëve që të duken sa më të bukur në këtë sfidë. Fotot vijnë drejtpërdrejt për 'newsport.al' nga hoteli ku ndodhet ekipi në Lyon të Francës.
[gallery columns="1" size="full" ids="6489,6490,6488,6486,6487"]