Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Bëmë ndeshje të mirë, na duhet kohë”, Edy REJA: Broja të piqet, po e fus që të kuptojë sa e vështirë është

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë ndeshje të mirë, na duhet kohë”, Edy

Kombëtarja shqiptare humbi 1-2 në Izrael për Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e pestë të ligës B, kuqezinjtë e Rejas “i dhuruan” tri pikët kundërshtarëve edhe falë dy gafave të Hysaj dhe Mihaj.

Pjesa e parë është mbyllur e bardhë, me Brojën që kishte dy raste të arta por pa shfrytëzuar. Nisja e së dytës ka parë vendasit të na ndëshkojnë me Ueissman pas vetëm 20 sekondave.

Futja e Uzunit bëri që kuqezinjtë të kishin tjetër rritëm, me beratasin që në të 88 barazoi ndeshjen me një perlë. Dueli u vendos nga gafa e Mihaj në minutat shtesë, me Barido që shënoi për 2-1.

Me vetëm 1 pikë pas tre ndeshjeve, Shqipëria mban vendin e tretë në grup duke larguar ëndrrën për kalimin në play-off. Në krye Izraeli me tetë pikë, ndjekur nga Islanda me tre. Pas tre ditësh në Air Albania luajmë me Islandën në duelin e fundit.

Pas ndeshjes foli trajneri kuqezi, Edy Reja.

“Humbja, shija e hidhur dhe skema që ndërronte – Mënyra sesi erdhi ndeshja po shpresonim për një barazim sepse do ishte mirë. Dhamë gjithçka por ato gabimet që na kanë penalizuar gjithmonë ndikuan. Nuk kemi qartësinë e duhur për të lexuar ndeshjen. Flasim për gabimet që bëjmë çdo ndeshje. Duhet t’i tejkalojmë. Izraeli ishte mirë fizikisht dhe taktikisht ndaj edhe bëra lëvizjen me pesë në mbrojtje, kishim vështirësi. Paraqitja ishte e mirë, diskutojmë gabimet individuale.

Presioni mbi Brojën – Të gjithë presim më shumë, edhe tifozët. Është 21 vjeç dhe duhet të piqet. Po e fus më shumë që të kuptojë se është e vështitrë të jesh gjithmonë titullar. Duhet të rritet më shumë.

Në mbrojtjen me katër nuk ishim mirë, kishim vështirësi. Nuk jemi mësuar me këtë skemë, na duhet më shumë kohë. Me pesë në mbrojtje ishte tjetër sjellje. Krijuam me Uzunin, Brojën dhe ai rast i Hysaj. Kishte besim. Edhe barazimi nuk ndryshonte gjë, të fitojmë doemos me Islandën dhe të shohim mundësi të tjera”, tha Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga