Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bekim BALAJ si “xhol”, Mirel Josa përgatit “kurthin” për Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim BALAJ si “xhol”, Mirel Josa përgatit

Vllaznia do të luajë nesër kundër Laçit, në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Një sfidë e rëndësishme për të besuarit e Mirel Josës, të cilët do të kenë edhe përkrahjen e tifozëve të tyre në stadiumin “Loro Boriçi”. Tekniku kryeqytetas ka përgatitur maksimalisht këtë sfidë duke i dhënë ngarkesën e duhur lojtarëve të tij.

Juriç është futbollisti që rikthehet duke plotësuar në këtë mënyrë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Dajan Shehin. Sakaq në të majtë pritet të jetë i përhershmi Hakaj, kurse Gurishta rikthehet në të djathtë. Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku do të përbëjnë mesin e fushës.

Ndërsa Mala dhe Hoxhaj do të mbështesin fazën ofensive. Pikërisht për majën e sulmit, Mirel Josa është në dilemë. Bekim Balaj ka treguar një formë të mirë fizike në stërvitje. Aktualisht është projektuar si titullar Kaina, por në momentet e fundit mund të ketë lëvizje me sulmuesin shkodran që mund ta nisë nga minuta e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga