Teuta ka fituar 3 me 0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, sfidë e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Me këto 3 pikë, durrsakët dalin nga zona e ftohtë, duke i marrë vendin e tetë shijakasve.
Në fundin e ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade.
Ndeshja e humbur pa filluar. “E vërtetë, po na përsëritet si ndeshja me Skënderbeun. Kur marrim shumë përsipër, ekipi në trysni. Teuta e dinim si do na rrezikonte, në goditje standarde dhe ashtu i pësuam golat. E pafalshme të mos kesh përqëndrim. Duhet të shkojë dikush të kërcejë para kohe, t’i prishë kundërshtarin drejtimin e topit. Për të ardhur keq".
Çfarë nuk shkoi, sidomos te goli i dytë? “Problemet ato që thamë, ne e kishim përgatitur si do luante Teuta dhe ato gabime bëm. Për të ardhur keq se nuk dolëm te loja jonë, dhe kur fitonim topat. Ekipi ka shumë ndryshim, nga ndeshja në ndeshje. Luajnë mirë, pastaj kanë disnivel. Të arrish objektivat duhet të jesh cdo ndeshje 100 përqind. Bëjmë gabime që i falim vetë dhe mbaron loja".
Aspekti psikologjik, ndeshja e radhës për Kupë. “Më përpara me shqetësonte, tani jo. Ekipi nga loja në lojë bën shumë ndryshime, me Vllazninë mund të luajë shumë më mirë se sot. Duhet shumë kohë”.