Trajneri I Kukësit, Orges Shehi ka folur në prag të ndeshjes së kthimit me Teutën për Kupën e Shqipërisë. Nesër në orën 20:45 në “Niko Dovana”, verilinorët do të jenë mysafir në Durrës, me ndeshjen e parë që përfundoi 0-0.
Shehi ka treguar se situate nuk është normale, me ekipet që duhet të zbresin në fushë shumë shpejt, ndaj po bën çështë e duhur për të rifreskuar skuadrën. Sa I takon kundërshtarëve nga çifti tjetër, Shehi ka treguar se nuk I intereson kundërshtari.
Çfarë prisni nga ndeshja me Teutën? E dimë se çfarë presim, është ndeshje gjysmëfinale. Kemi një informacion dhe dimë rezultatin e ndeshjes së parë, e dimë se për çfarë shkojmë atje. Është një ndeshje e vështirë, kështu që presim të japim atë që kemi dhënë në të gjithë këtë periudhë, maksimumin tonë.
Rezultati 0-0, sa besim ju jep? Kupa ka një specifikë të veçantë. Është tur me dy takime, duke ditur rezultatin e parë, në të dytën je i qartë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë duhet të marrësh. Kështu që, është rezultat 0-0, që na jep kënaqësinë që nuk pësuam në fushën tonë, por duhet të bëjmë mirë sepse është e hapur gjithçka.
Si paraqitet gjendja e skuadrës? Gjendja fizike mund të ketë pak lodhje. Luajmë në një periudhë jo normale, ne analizat e të gjitha i bëjmë sikur jemi në kushte normale, por nuk jemi në kushte normale. Sepse të luash çdo tre ditë në këtë situatë, mendoj që të gjithë futbollistët janë heronj. Do bëj maksimumin për ta freskuar skuadrën dhe për të arritur maksimumin nesër.
Preferencë për kundërshtarin në finale? Jemi të fokusuar vetëm te takimi jonë, objektivi ynë është të shkojmë në finale, pak rëndësi ka kush del nga krahu tjetër”, tha Orges Shehi.