
Mbrojtësi i Tiranës, Behiratçe ka qenë një nga të ftuarit e emisionit “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “Ora News”. Lojtarin është pyetur nga gazetari Altin Sulçe për jetën e tij në Tiranë, me mbrojtësin që zbuloi gjithashtu se cili është ushqimi i tij i rpeferuar.
22-vjeçar ndër të tjera ka theksuar se shqiptarët janë njerëz shumë bujarë. Çuditërisht sulmuesi më i rrezikshëm që është përballur Behiratçe nuk është Skuka, por lojtari i Vllaznisë, Liridon latifi.
“Një ditë në Tiranë? Unë zgjohem, stërvitem, shkoj në shtëpi, shikoj filma apo seriale. Shkoj edhe në kafe me miqtë e mi. E pëlqej kafen shqiptare, një kafe e gjysmë. Zakonisht ha në shtëpinë time, pak jashtë. Më pëlqen më shumë byreku dhe qoftet. Kam mësuar pak shqip. Dëgjoj këngë shqiptare, Noizyn më shumë dhe atë këngën “Ku je je” të Elgit Dodës”, tha Behiratçe.
Behiratche është përshtatur më së miri në kryeqytetin shqiptar dhe vë theksin te bujaria që kanë shqiptarët, diçka që atij i pëlqen së tepërmi në vendin tonë.
“Ëndërroj gjithmonë të jem më i miri kudo. Ekipi që kam në mendje dhe dua të shkoj është Milani. Sulmuesi më i rrezikshëm në Shqipëri është Latifi i Vllaznisë. Partneri më i mirë në mbrojtje është Najdrovski. Gjëja që më pëlqen më shumë këtu janë njerëzit. Janë bujarë, kanë një bujari të pastër. Kur erdha për herë të parë këtu thashë: “Uau“! Njerëzit këtu janë ndryshe, më ftonin edhe për kafe“, ka thënë Jocelin Behiratche.