Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BEFASUESE/ TEUTA në "qiellin e shtatë", gati zyrtarizimi i "goditjes" së merkatos

Shkruar nga NEWSPORT

Renato Arapi e ka mbyllur kontratën me klubin turk të Afyonsporit. "Supersport" raporton se klubi euroaziatik i ka plotësuar kërkesat e fundit financiare ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Partizanit. Në këtë mënyrë, qendërmbrojtësi durrsak është gati të prezantohet si futbollist i Teutës, e cila ka bërë çdo përpjekje për ta siguruar lojtarin.

Ai pritet të prezantohet ditën e nesërme si futbollist i "djemve të detit", duke bërë një përforcim të rëndësishëm në radhët e veta për të finalizuar me sukses objektivat për kualifikimin në Europa League. "Transfermarkt" e konfirmon Arapin si lojtar të Teutës.

Arapi kthehet në Shqipëri pas dy vitesh dhe do të kthehet në shtëpi pas 12 vitesh. Çuditërisht, ai do të debutojë me ekipin e parë të Teutës, pasi ka luajtur vetëm me 19-vjeçarët bregdetarë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga