Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Befason REXHINALDO FAITE, sulmuesi i verilindorëve flet hapur: Kukësi më mbajti pa dëshirën time, janari muaji më i vështirë i jetës sime (DEKLARATA E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Befason REXHINALDO FAITE, sulmuesi i verilindorëve flet hapur: Kukësi

Rexhinaldo Faite ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në klubin e Kukësit. Sulmuesi mozambikas u shndërrua në çështje pasi nuk pranoi të ulej në stol duke e shprehur publikisht një gjë të tillë. Së fundmi, ai ka reaguar sërish duke treguar se në drejtim të tij ka pasur disa oferta.

Madje zbulon që dëshira e tij ka qenë të largohet, por ka qenë vendimi i Safet Gjicit që i ka zënë rrugën, duke e lënë sërish te verilindorët. Ai shpreh hapur pakënaqësinë e tij, por në fund premton se do të bëjë maksimumin për skuadrën kuksiane.

"Janari ishte një muaj i vështirë për mua. Ishte një muaj me shumë pasiguri për të ardhmen. Kisha shumë propozime për t'u transferuar në një klub tjetër. Në fakt, ofertat ishin shumë të mira. Dhe në fakt i thashë drejtuesve për këto propozime. Dhe ndoshta propozime të tilla nuk i pëlqyen klubit. Kam folur me drejtuesit për këtë temë, pasi për mua ishte një mundësi e mirë për t'u larguar, por pa sukses. Klubi nuk donte të më linte të lirë, ndoshta sepse dëshironin të fitonin diçka me kartonin tim. Ata po luftojnë për titullin kampion.

Duhet ta respektoj dhe të pranoj vendimin e presidentit, por unë mund të them që nuk e kam kaluar kurrë diçka të tillë në jetë. Megjithatë unë jam profesionist dhe e vlerësoj që përfaqësoj Kukësin. Tashmë kjo është e kaluar. Tani do të vazhdoj të punoj shumë siç kam bërë gjithmonë. Jam përqëndruar maksimalisht për të ndihmuar klubin që të arrijë qëllimin e tij. Të ardhmen e di vetëm Zoti. Forca Kukësi", shkruan Rexhinaldo Faite.

Me siguri kjo deklaratë publike s'do t'i pëlqejë aspak klubit kuksian. Sërish sulmuesi afrikan bëhet çështje, e cila tashmë duhet të marrë zgjidhje përfundimtare.

[gallery size="full" columns="1" ids="322721"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga