Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Befason Edi REJA, trajneri italian “mesazh” Armand Dukës: Zgjidh një shqiptar në krye të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Befason Edi REJA, trajneri italian “mesazh” Armand Dukës:

Shqipëria barazoi dje 1-1 kundër Arabisë Saudite në kuadër të një ndeshje miqësoreje. Skuadra jonë përfaqësuese bëri mirë, megjithatë s’mundi të shkonte më shumë se një barazim. Pas këtij takimi, ka folur trajneri Edoardo Reja.

Italiani ka kontratë me kuqezinjtë deri në nëntor dhe ende s’ka ardhur rinovimi me të. A do të qëndrojë apo jo në krye të kombëtares shqiptare? Këtë s’e di as Reja.

Në një intervistë të dhënë për RTSH Sport, tekniku kuqezi ka këshilluar presidentin Duka që trajneri i ardhshëm të jetë shqiptar. Ai ka përmendur rastin e Ervin Bulkut si histori suksesi duke thënë:

 “Bulku ka bërë shumë mirë. Kam qenë me të në Kroaci dhe i kam ndjekur nga afer ndeshjet e tij ku humbi me Kroacinë dhe fitoi me Suedinë.  Unë mendoj se është një nga ata që mund të jetë gati pë të marrë drejtimin  e Kombëtares. Kur unë të mbyll kapitullin do ta propozoj. I duhet pak eksperiencë. por mendoj se është gati.

Trajneri i ardhshëm - Giovanni Colellan, që drejton skuadrën e vendit të parë në Shqipëri, e njoh. Është një trajner shumë i përgatitur dhe ka eksperiencë. Me vjen mirë që trajneri i kryesuese të kampionatit dhe ai i Kombëtares janë italianë. Edhe Armand Duka është i orientuar drejt trajnerëve italianë, por mendoj se ndoshta kur unë të largohem, ai duhet t’i besojë një trajneri shqiptar. Po punojmë në këtë aspekt, për të rritur sa më shumë nivelin dhe vlerat e trajnerëve shqiptarë. Sipas meje, kur unë të mbyll punën këtu, trajneri i ardhshëm do të jetë shqiptar dhe këtë e uroj me gjithë shpirt. Jam i sinqertë dhe jam i sigurtë për atë që them dhe bëj. Duka dëshiron që të rritet niveli i skuadrave shqiptare dhe në të ardhmen mund të ketë trajnerë shqiptarë që vijnë në skuadrën e parë dhe ky është mendimi dhe besim im. Jam i bindur se një gjë e tillë do të ndodhëbrenda pak vitesh.

Dëshira për të qëndruar - Unë e dua këtë punë, më pëlqen, jam mirë edhe me skuadrën e lojtarët. Kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë, por pjesërisht jo me median. Ndihem i lumtur ndoshta sepse ka ardhur edhe fundi, por jo jo, bëj shaka. Në Shqipëri, trajnerët duhet të punojnë më shumë në funksion të të gjithë akademisë së klubit. Duhet të jenë më të përgatiur trajnerët e ekipeve të të rinjve, jo ata të ekipeve të para, të cilët janë të përgatitur.

Miqësorja - Kishim vetëm tre ditë bashkë dhe djemtë u sollën mjaft mirë në fushën e lojës kundër një skuadre që do të luajë në Kupën e Botës. Duke parë atë që dhanë në fushën e lojës dhe se si funksionoi skuadra. Nuk mund të pretendoja më shumë nga ky grup. Krijuam 4-5 mundësi të pastra shënimi që, nëse do të ishin konkretizuar këtë ndeshje, do të duhej ta kishim fituar 2 apo 3-0. Treguam se jemi një skuadër.  Do të luajmë edhe një miqësore tjetër kundër Katarit në Andorra dhe një pjesë të madhe të kësaj skuadre do ta aktivizoj në atë ndeshje. Do te ketë marzhe përmirësmi. Është e vështirë të punosh për kaq pak ditë me këta djem që vijnë nga skuadra të ndryshme. Do të marr në konsiderarë ndonjëri prej tyre, por do ta bëj pas miqësores me Katarin ku do të thërras edhe disa emra të rinj përveç grupit aktual.    

Individët - Balaj dhe Roshi kanë një eskperiencë të madhe me Kombëtaren dhe vlerat e tyre janë sigurisht më superior krahasuar me lojtarët e rinj.  Kemi luajtur ndaj një skuadre që merr pjesë në Botëror, por nuk është se Arabia më bëri përshtypje të madhe. Muçolli është një djalë që e ndjek prej kohësh dhe besoj se do të jetë i grumbulluar edhe në ndeshjen tjetër. Skuka ka cilësi të mira, karakter, punon shumë mirë, por punon vetëm në funksion të topit, sepse kur nuk e ka topin nuk ka interes shumë për lojën. Mbrojtja në përgjithësi u soll mirë edhe pse do të kisha dashur të kisha parë pak më shumë siguri, sepse mua më pëlqen më shumë ta sulmojmë kundërshtarin e jo të tërhiqemi. Por këto janë situate taktike që do t’i rishikojmë. Kam besim se ndeshjen e ardhshme do të bëjmë mirë”, ka thënë trajneri i Kombëtares.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga