Bedri Greca është larguar nga Kastrioti. Është vetë sulmuesi i njohur ka njoftuar fundin e bashkëpunimit me krutanët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon Kastriotin për mundësinë e dhënë, si dhe ndalet te puna e mrekullueshme me trajnerin Emiljano Çela dhe zëvendësin e tij, Bekim Kuli. Në rrjetet sociale, Greca shkruante:
“Këtu mbaron rrugëtimi im me ekipin e Kastriotit. 2 vite plot suksese, largohem me krenari sepse dhashë gjithçka kisha, duke e përfaqësuar denjësisht fanelën që mbajta veshur.
E uroj ekipin e Kastriotit të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit. Falënderoj vëllezërit, edhe shokët e mi të ekipit, stafin teknik në veçanti. Emiljano Çela dhe Bekim Kuli për 2 vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, drejtorin dhe presidentin”.
32-vjeçari u aktivizua në 34 ndeshje me Kastriotin ku shënoi 5 gola dhe asistoi 2 herë. Greca ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar ku është aktivizuar me Laçin, Flamurtarin, Tiranën, Kukësin, Luftëtarin, Gjilanin dhe Feronikelin në Kosovë.
[caption id="attachment_695164" align="alignnone" width="439"] Postimi i Grecës[/caption]