Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Batha te Partizani, vendoset e ardhmja e mesfushorit të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Batha te Partizani, vendoset e ardhmja e mesfushorit të kuq

Kapiteni i Partizanit, Idriz Batha i cili u rikthye te të kuqtë në korrik të 2014 duket se edhe këtë sezon do ta mbyllë nën urdhrat e Starovës.

Pavarsisht zërave që kanë nisur të qarkullojnë, burime pranë lojtarit shprehen për newsport.al se të paktën deri në fundin e sezonit ai do të jetë pjesë e organikës së kuqe duke shërbyer në fushën e lojës si lojtar dhe kapiten.

Edhe pse skuadra e Partizanit nuk është në nivelet e saj më të mira dhe nuk lufton këtë sezon për titull, dashuria e tij për fanellën e kuqe nuk ka munguar në asnjë moment duke dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Kujtojmë që Batha mori shiritin e kapitenit këtë sezon pas përplasjeve të Hoxhës me Moxhin

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu